Mbreti saudit falënderon Trumpin për mbështetje të luftës në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72288-mbreti_saudit_falënderon_trumpin_për_mbështetje_të_luftës_në_jemen
Mbreti saudit Malek Selman falënderoi Shtëpinë e Bardhë për mbështetjen e luftës së koalicionit saudit kundër popullit jemenas në një bisedë telefonike të zhvilluar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2018 09:25 Europe/Tirane
  • Mbreti saudit falënderon Trumpin për mbështetje të luftës në Jemen

Mbreti saudit Malek Selman falënderoi Shtëpinë e Bardhë për mbështetjen e luftës së koalicionit saudit kundër popullit jemenas në një bisedë telefonike të zhvilluar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Njëkohësisht me vizitën e Mohamed bin Selman, princi i kurorës i Arabisë Saudite në Uashington, që është hera e parë pas emërimit të tij në këtë post, Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate ka mbështetur sulmet e Arabisë Saudite në Jemen. Malek Selman të hënën në mbrëmje përmes një bisede telefonike me Donald Trump, presidentin e SHBA, përveçse ka falënderuar Shtëpinë e Bardhe për pritjen e delegacionit saudit që ka udhëtuar në Uashington i cili drejtohej nga Mohamed bin Selman, princi i kurorës, ka thënë se është tejet mirënjohës për deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për mbështetjen e sulmeve saudite në Jemen.