Largohuni, ose luftoni!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72306-largohuni_ose_luftoni!
Qeveria siriane dhe Rusia kanë dhënë një ultimatum për grupet e shumta militante të pranishme në Kalamunin Lindor pranë kryeqytetit Damask për të pranuar çarmatosjen dhe kontrollin e shtetit dhe të lënë enklavën e trazuar, ose të  përballen me luftën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2018 17:13 Europe/Tirane
  • Largohuni, ose luftoni!

Qeveria siriane dhe Rusia kanë dhënë një ultimatum për grupet e shumta militante të pranishme në Kalamunin Lindor pranë kryeqytetit Damask për të pranuar çarmatosjen dhe kontrollin e shtetit dhe të lënë enklavën e trazuar, ose të  përballen me luftën.

Gjatë negociatave të martën me këshillat vendorë të qyteteve kryesore të zonës së mbajtur nga militantët, përfaqësues nga qeveria siriane dhe Qendra ruse për Paqe dhe Pajtim, u dhanë militantëve afat deri të mërkurën për t'u përgjigjur. Rajoni Lindor i Kalamunit, i ndodhur rreth 40 kilometra në verilindje të Damaskut, strehon rreth 350,000 njerëz, përfshirë shumë të zhvendosur nga provinca fqinje e Homsit nga mizoritë e grupit terrorist ISIS. Zona përfshin disa qytete dhe një hapësirë ​​ me një terren të thyer malor. Që nga viti 2013, enklava ka qenë gjithashtu nën kontrollin e fraksioneve të shumta militante, duke përfshirë Ahrar al-Sham dhe të ashtuquajturin Fronti për Çlirimin e Sirisë. Kalamuni Lindor është gjithashtu bastioni i fundit i grupit terrorist Failak al-Rahman dhe të ashtuquajturit grupit terrorist Xhaish al-Islam, pas evakuimit të tyre nga Ghuta Lindore, një rajon tjetër pranë kryeqytetit.