Tensione mes Trump dhe Netanjahut në lidhje me Sirinë
Prill 05, 2018 16:46 Europe/Tirane
Biseda telefonike midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministrit Benjamin Netanjahu, u karakterizua nga tensioni mbi shqetësimet e Tel Avivit rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.
Sipas Associated Press, pavarësisht ngurrimit të agjencive të inteligjencës amerikane, Trump dëshiron të tërheqë 2.000 trupa amerikane nga Siria gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Zyrtarët amerikanë të sigurisë thanë gjithashtu se shqetësimet e Izraelit po shtohen nga rritja e rolit të Iranit në Siri. Gjithashtu, në bisedën telefonike, Trump vazhdoi të mbështeste krimet e regjimit sionist dhe premtoi më shumë mbështetje për sigurinë e territoreve të okupuara palestineze.
Tags