Qytetarët bahrejnas protestojnë kundër garave të Formula 1
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i72638-qytetarët_bahrejnas_protestojnë_kundër_garave_të_formula_1
Qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta kundër zhvillimit të garave të Formula 1 në këtë vend dhe kanë kërkuar ndërprerjen e këtyre garave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2018 10:48 Europe/Tirane
  • Qytetarët bahrejnas protestojnë kundër garave të Formula 1

Qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta kundër zhvillimit të garave të Formula 1 në këtë vend dhe kanë kërkuar ndërprerjen e këtyre garave.

Faqja informative "Manama Post" në një raport të saj ka shkruar se këto protesta janë zhvilluar me moton "Ndalni garat e Formula 1 të regjimit terrorist Al Khalifa". Kjo protestë ishte organizuar nga forcat opozitare revolucionare. Qytetarët bahrejnas në këtë protestë kanë theksuar për vazhdimin e lëvizjes revolucionare deri në realizimin e idealeve të tyre. Burimet informative kanë bërë të ditur se forcat e regjimit Al Khalifa menjëherë pas fillimit të protestave, kanë sulmuar qytetin Al-Dije dhe këtë rajon e kanë shndërruar në një bazë ushtarake. Ndërkohë organizata Amnisty International ka kërkuar nga autoritetet e regjimit Al Khalifa që t'i lirojë të gjithë personat e arrestuar politikë.