Qytetarët bahrejnas protestojnë kundër garave të Formula 1
Qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta kundër zhvillimit të garave të Formula 1 në këtë vend dhe kanë kërkuar ndërprerjen e këtyre garave.
Faqja informative "Manama Post" në një raport të saj ka shkruar se këto protesta janë zhvilluar me moton "Ndalni garat e Formula 1 të regjimit terrorist Al Khalifa". Kjo protestë ishte organizuar nga forcat opozitare revolucionare. Qytetarët bahrejnas në këtë protestë kanë theksuar për vazhdimin e lëvizjes revolucionare deri në realizimin e idealeve të tyre. Burimet informative kanë bërë të ditur se forcat e regjimit Al Khalifa menjëherë pas fillimit të protestave, kanë sulmuar qytetin Al-Dije dhe këtë rajon e kanë shndërruar në një bazë ushtarake. Ndërkohë organizata Amnisty International ka kërkuar nga autoritetet e regjimit Al Khalifa që t'i lirojë të gjithë personat e arrestuar politikë.