Hidhet një raketë jemenase në bazën e mercenarëve sauditë në Xhizan
Njësitë raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, kanë hedhur një raketë balistike tjetër në bazën ushtarake sudaneze që kontrollohet nga sauditët në Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke cituar kanalin televiziv Al Masire, njësitë raketore jemenase, sot, vetëm disa orë pas hedhjes së raketës balistike Bedr 1 ndaj bazës saudite në Khamis Moshit në Asir, kanë hedhur një raketë tjetër balistike të tipit Kaher 2M në drejtim të bazës së agresorëve në jug të rajonit Al Masum në Xhizan. Njësitë raketore të ushtrisë dhe forcave popullore jemenase duke reaguar ndaj bombardimeve të agresorëve sauditë në rajone të banuara, ku kanë mbetur të vrarë shumë njerëz të pafajshëm në 12 ditët e fundit, kanë hedhur 6 raketa balistike në drejtim të pozicioneve saudite në Xhizan, Naxhran dhe Asir.