Vriten disa oficerë sauditë në provincën Asir
Si pasojë e një sulmi ndaj një postblloku në provincën Asir në jugperëndim të Arabisë Saudite janë vrarë 4 oficerë sauditë.
Ministria e brendshme e Arabisë saudite ditën e enjte ka konfirmuar vrasjen e 4 oficerëve sauditë pas një sulmi të personave të armatosur në rrugën që lidh zonat Mexharde dhe Barek pjesë e provincës Asir në Arabinë Saudite. Deri tani identiteti I personave të armatosur nuk është bërë I ditur mirëpo thuhet se janë arrestuar 2 prej agresorëve dhe po bëhen përpjekje për arrestimin e personit të tretë. Province Asir ndodhet në distancën 930 km larg nga Riadi kryeqytet I Arabisë Saudite. Deri tani asnjë grup apo person nuk ka marrë përsipër sulmin ndaj pikës së kontrollit në provincën Asir.