Forcat ushtarake sioniste sulmojnë peshkatarët palestinez
Prill 20, 2018 16:11 Europe/Tirane
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shtënë me armë të ndryshme në drejtim të peshkatarëve palestinezë në ujërat verior të Rripit të Gazës.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të enjten kanë sulmuar peshkatarët palestinezë në veri të Rripit të Gazës dhe i kanë detyruar atë të kthehen në bregdet. Vlen të theksohet se regjimi sionist që nga nënshkrimi i marrëveshjes për armëpushim në Gaza në vitin 2014, në mënyrë të vazhdueshme shkel këtë marrëveshje dhe varkat ushtarake të regjimit sionist për çdo ditë sulmojnë peshkatarët palestinezë në brigjet e Rripit të Gazës.
Tags