Jemeni shfaq armë të reja për luftë kundër Arabisë Saudite
Divizioni i inxhinierisë ushtarake jemenase ka njoftuar shfaqjen e një arme të re dhe përdorimin e saj në luftimin e koalicionit saudit gjatë ditëve të ardhshme, pas vizitës së kryetarit të këshillit të lartë politik të vendit në industrinë ushtarake të forcave të armatosura.
Kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, Saleh al Sajad, vizitoi dje njësinë e forcave të armatosura të Jemenit. Nga ana tjetër, të paktën pesë civilë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur kur avionët luftarakë të Arabisë Saudite kryen një seri sulmesh ajrore kundër një lagjeje banimi në provincën bregdetare perëndimore të Jemenit, Hudejde, ndërsa regjimi i Riadit vazhdon me fushatën e bombardimeve kundër fqinjit të varfër.