8 raketa balistike godasin forcat saudite
Ushtria dhe komitetet popullore jemenase kanë hedhur 8 raketa balistike të tipit "Bedr 1" kundër pozicioneve të rëndësishme ushtarake dhe ekonomike të Arabisë Saudite në qytetin kufitar Xhizan.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, sulmet raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore jemenase kanë qenë përgjigje ndaj sulmeve të mëngjesit të sotëm të avionëve luftarakë të agresorëve sauditë në Sana, kryeqytet i Jemenit, në prag të varrimit të Saleh Ali Al Semad, kryetar i Këshillit suprem politik të Jemenit. Lufta e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit kishte lënë 600,000 civilë të vdekur dhe të plagosur që nga marsi i 2015-ës. Kombet e Bashkuara thonë se një rekord prej 22.2 milionë jemenas kanë nevojë për ndihmë ushqimore, duke përfshirë 8.4 milionë të kërcënuar të vdesin nga uria.