Japonia nuk e transferon ambasadën e saj në Kods
(last modified Wed, 02 May 2018 07:12:47 GMT )
May 02, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Japonia nuk e transferon ambasadën e saj në Kods

Shinzo Abe kryeministër i Japonisë në takimin e së martës me Mahmud Abas kreun e AAP ka deklaruar se Japonia nuk do ta transferojë ambasadën e saj për në Kods.

Kryeministri i Japonisë ditën e martë pas vizitës së tij në Jordani, ka shkuar në Izrael. Ditën e mërkurën ai pritet të takohet me kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanjahu. Donald Trump presidenti i Amerikës, më 6 dhjetor 2017 shpalli njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.

Tags