Tjetër sulm raketor ndaj forcave saudite
Ushtria e Jemenit sulmoi ushtarët dhe mercenarët e Arabisë Saudite në bazën Ain al-Thuarin në provincën Asir në përgjigje të sulmit të fundit raketor të Arabisë Saudite kundër Jemenit që rezultoi me një numër të panjohur të viktimave, transmetoi të dielën televizioni al-Masirah i Jemenit.
Jemeni lëshoi një raketë Zalzal 2, e cila shkatërroi pozicionet ushtarake të Arabisë Saudite në rajonin jugor Asir. Al-Masirah njoftoi gjithashtu se dy ushtarë sauditë ishin vrarë nga snajperët jemenas në bazën ushtarake Haskul në Xhizan, një rajon saudit në kufi me zonën e sulmuar Asir. Ndërkohë, avionët luftarakë të Arabisë Saudite zhvilluan një seri sulmesh ajrore kundër provincave të Jemenit Saada, Al Hudaidah dhe Haxhah që kontrollohen nga luftëtarët Huthi. Sipas al-Masirah, sulmet saudite kanë marrë vrarë të paktën 7 civilë jemenas.