Pas kërcënimeve turke, SHBA krijon bazë ushtarake në Manbixh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i75044-pas_kërcënimeve_turke_shba_krijon_bazë_ushtarake_në_manbixh
Një zyrtar nga grupi militant i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara thotë se forcat ushtarake të SHBA-së krijuan një bazë të re në qytetin verior të vendit Manbixh, të populluar nga kurdët sirianë, pasi autoritetet turke kërcënuan të sulmonin zonën në luftën kundër terroristëve të Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2018 15:11 Europe/Tirane
  • Pas kërcënimeve turke, SHBA krijon bazë ushtarake në Manbixh

Një zyrtar nga grupi militant i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara thotë se forcat ushtarake të SHBA-së krijuan një bazë të re në qytetin verior të vendit Manbixh, të populluar nga kurdët sirianë, pasi autoritetet turke kërcënuan të sulmonin zonën në luftën kundër terroristëve të Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG).

Sharfan Darvish, zëdhënësi i të ashtuquajturit Këshilli Ushtarak i SDF në Manbixh, i cili udhëhiqet nga YPG, tha se garnizoni i ri gjithashtu strehon trupa franceze. "Pas sulmit turk mbi Afrinin dhe rritjes së kërcënimeve të Turqisë ndaj rajonit Manbixh, forcat e koalicionit ndërtuan bazën për të monitoruar dhe mbrojtur kufirin midis forcave ndërluftuese," vuri në dukje Darvish. Nga ana tjetër, Helil Bozi, komandanti i Këshillit Ushtarak të Manbixhit, deklaroi: "Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë rritur numrin e trupave të tyre në Manbixh. Forcat britanike, gjithashtu, janë vendosur në të njëjtat territore".  Ai nënvizoi se prania në rritje e trupave amerikane, franceze dhe britanike ishte qartë një përpjekje për të kundërshtuar një ofensivë të mundshme ushtarake turke në Manbixh.