Flamuri i Sirisë vendoset në dy vendbanime të provincës Hama
Pas spastrimit të zonave të mëdha të Hama në Sirinë perëndimore, njësitet e trupave siriane ngritën flamurin sirian mbi ndërtesat shtetërore të vendbanimeve Akreb dhe Tonf të premten në Hama.
Qindra banorë të Akreb dhe Tonf në duar kanë mbajtur foto të presidentit sirian Bashar al-Asad duke mirëpritur ushtrinë siriane. Ndërsa trupat siriane hynë në vendbanimet Akreb dhe Tonf, stafi i shërbimeve të përgjithshme të provincës Hama filloi riparimin e rrjeteve të energjisë elektrike, rrugëve dhe infrastrukturës në të dy vendbanimet. Nga ana tjetër, njësitë e artilerisë dhe forcat ajrore të ushtrisë së Sirisë kanë vazhduar avancimet e tyre në zonën Haxherul-Asvad në jug të Damaskut kundër pozicioneve të terroristëve në këtë zonë.