Siria: Prania e Iranit dhe Hezbollahut nuk është për diskutim
Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë ka përshëndetur ndihmën e Iranit dhe të lëvizjes së rezistencës Libaneze Hezbollah për Damaskun në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se tërheqja e tyre nga Siria nuk është në diskutim.
"Kjo temë nuk është as në axhendën e diskutimit, pasi ajo ka të bëjë me sovranitetin e Sirisë. Ne nuk mund të lejojmë që dikush ta ngrejë këtë çështje", i tha Faisal Mekdad agjensisë së lajmeve Sputnik të mërkurën. Ai tha gjithashtu se ata që kërkojë tërheqjen e këshilltarëve ushtarakë iranianë dhe të forcave të Hezbollahut nga Siria "po shqyrtojnë mundësinë e ndërhyrjes në të gjitha pjesët e Sirisë, duke përfshirë mbështetjen e terroristëve në Siri dhe gjetkë në rajon". Mekdad ceku edhe një deklaratë të fundit të SHBA mbi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke thënë: "Qëllimi kryesor i këtyre deklaratave është të pompojë paratë nga vendet arabe duke i trembur ata me mundësinë për një tërheqje të SHBA nga Siria. Ai tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që vepron në Siri pa autorizimin e Damaskut apo të OKB-së, kishte bombarduar qëllimisht puset e naftës në Siri për t'i bërë ato të padobishme për qeverinë e Damaskut. "Unë besoj se oksigjeni për grupet terroriste vjen nga Shtetet e Bashkuara," tha Mekdad, duke i kërkuar Uashingtonit të "ndalojë mbështetjen e terroristëve dhe të respektojë sovranitetin e Sirisë ".