5 të vrarë në sulmin e Arabisë Saudite në Sana
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76502-5_të_vrarë_në_sulmin_e_arabisë_saudite_në_sana
Avionët luftarakë të regjimit saudit bombarduan disa pjesë të Sana (kryeqytet i Jemenit) të shtunën, duke përfshirë kompaninë e naftës që gjendet në rrugën Setin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 27, 2018 03:35 Europe/Tirane
  • 5 të vrarë në sulmin e Arabisë Saudite në Sana

Avionët luftarakë të regjimit saudit bombarduan disa pjesë të Sana (kryeqytet i Jemenit) të shtunën, duke përfshirë kompaninë e naftës që gjendet në rrugën Setin.

Pesë civilë u vranë dhe 13 u plagosën në këto sulme. Avionët luftarakë të regjimit saudit gjithashtu bombarduan disa herë provincën S'ade në veri të Jemenit të shtunën. Tre fëmijë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në këto sulme. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, është angazhuar në agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe sulme tokësore, detare dhe ajrore që nga marsi i vitit 2015. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.