Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76668-forcat_jemenase_sulmojnë_mercenarët_sauditë
Ushtria e Jemenit ka sulmuar bazat e mercenarëve sauditë në rajonin Xhuf, njofton kanali televiziv Al Alam.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 29, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë

Ushtria e Jemenit ka sulmuar bazat e mercenarëve sauditë në rajonin Xhuf, njofton kanali televiziv Al Alam.

Njësitet raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, kanë sulmuar bazat e regjimit saudit me raketa Zelzal-2. Raketat në fjalë kanë goditur baza të sauditëve në provincën Taiz dhe kanë vrarë disa mercenarë sauditë. Gjithashtu 5 mercenarë sauditë janë vrarë në qytetin Servah pjesë e provincës Maareb në qendër të Jemenit. Këto sulme ushtria jemenase I ka kryer në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në agresionin e saj kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e mbi 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.