Avionët e koalicionit agresor sauditë sulmojnë disa provinca në Jemen
May 30, 2018 12:54 Europe/Tirane
Avionët e koalicionit agresor sauditë sulmuan tre provincat e Jemenit të paktën 19 herë.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar agjencinë e lajmeve Sputnik, një burim ushtarak i Jemenit ka njoftuar: Avionët ushtarakë të koalicionit sauditë kanë sulmuar rajonin Atis, që gjendet në provincën Sade, në veri të Jemenit, duke lënë të vrarë të paktën një jemenas. Sipas këtij burimi, avionët sauditë po ashtu kanë sulmuar rajonin Bakem dhe kanë kryer katër sulme në rajonet Takhie dhe Al Xhaemele që gjenden në rajonin Moxhaz dhe dy sulme në rajonin Al Zahur që gjendet në rajonin Razeh në provincën Sade. Po ashtu agresorët sauditë kanë sulmuar edhe provincat Senae dhe Taiz.
Tags