Forcat jemenase rrëzojnë helikopterin saudit
Forcat e mbrojtjes ajrore të lëvizjes Ansarullah të Jemenit kanë rrëzuar një helikopter ushtarak të Arabisë Saudite në provincën Xhizan në jug-perëndim të mbretërisë saudite, njoftoi të enjten një burim ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes të Jemenit, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë vrarë.
"Mbrojtja ajrore e Ansarullahut ka rrëzuar një helikopter Apache të ushtrisë saudite, ndërkohë që po fluturonte mbi rajonin Xhahfan në provincën Xhizan," tha për mediat burimi në Ministrinë e Mbrojtjes të Jemenit. Incidenti ndodhi disa orë pasi luftëtarët e lëvizjes Ansarullah të Jemenit thanë se kishin rrëzuar një dron të koalicionit agresor saudit të mërkurën mbrëma në rajonin jugor të Arabisë Saudite, Asir.