Regjimi Al-Khalifa dënon gjashtë shtetas bahrejnas me burgim të përjetshëm
Gjykata e Lartë e regjimit al-Khalifa të enjten dënoi gjashtë bahrejnas me burgim të përjetshëm me pretekstin e përfshirjes në trazira në vend.
Sipas IRNA, vendimet e Gjykatës Supreme të Al-Khalifa dënojnë revolucionarët e Bahrejnit kryesisht me privimin e shtetësisë, ekzekutime ose burgime afatgjata. Organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur regjimin e al-Khalifa për intensifikimin e shtypjes së aktivistëve politikë dhe socialë. Qendra e Bahrejnit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë të enjten tha se regjimi i Al Khalifa në 6 vitet e fundit u ka hequr shtetësinë 728 qytetarëve të Bahrejnit. Bahrejni përballet me një revoltë popullore kundër regjimit Al Khalifa që nga 14 shkurti 2011. Populli i Bahrejnit kërkon lirin, drejtësi dhe eliminimin e diskriminimit, si dhe zgjedhjen e një shteti me votën e popullit, por regjimi Al Khalifa, me ndihmën e forcave ushtarake saudite dhe forcave të sigurisë të UAE-së të vendosur në formën e mburojës së ishullit në Bahrejn, shtyp protestat popullore në këtë vend. Regjimi i Al-Khalifa ka arrestuar gjithashtu një numër të madh udhëheqësish të opozitës për të penguar protestat e popullit duke i dënuar ata me burgime afatgjata.