Protesta të opozitarëve të qeverisë së Turqisë në Stamboll
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76916-protesta_të_opozitarëve_të_qeverisë_së_turqisë_në_stamboll
Një grup i opozitarëve të qeverisë së Turqisë janë mbledhur në një tubim protestues në përvjetorin e shtypjes së protestave anti-qeveritare në Parkun Gezi në qytetin e Stambollit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 01, 2018 08:33 Europe/Tirane
  • Protesta të opozitarëve të qeverisë së Turqisë në Stamboll

Një grup i opozitarëve të qeverisë së Turqisë janë mbledhur në një tubim protestues në përvjetorin e shtypjes së protestave anti-qeveritare në Parkun Gezi në qytetin e Stambollit.

Faqja në internet e gazetës turke “Cumhuriet” njoftoi se këto protesta janë organizuar me rastin e pesë vjetorit të protestave në Parkun Gezi të Stambollit dhe janë ftuar nga koalicioni “Taksim” dhe nga disa organizata civile. Protestuesit pasi janë të tubuar përpara selisë së Unionit të Sindikatave të arkitektëve dhe inxhinierëve të Stambollit, kanë marshuar në drejtim të Parkut Gezi. Në këtë protestë kanë marrë pjesë familjarë të viktimave që u vranë në trazirat e vitit 2013 dhe një numër i deputetëve të Partisë Republikane Popullore dhe funksionarë lokalë të kësaj partie.