Emiratet e pranojnë se kanë dështuar në Jemen
Ministri këshilltar për çështje të jashtme i EBA, ka pranuar dështimin e vendit të tij në luftën kundër popullit jemenas.
Sipas kanalit televiziv Al Masire, Anvar Gargash, në një postim të tij në rrjetin Tuiter, ka shkruar në lidhje me dështimin e vendit të tij në luftën trevjeçare në Jemen dhe ka thënë se “Provimi në Jemen ishte i vështirë dhe po ashtu është i vështirë”. Emiratet po përdorin grupet terroriste al-Kaida dhe ISIS për të luftuar lëvizjen popullore Ansarullah të Jemenit. Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.