Forcat jemenase rrëzojnë një helikopterë saudit Apaçi
Qershor 02, 2018 08:38 Europe/Tirane
Forcat jemenase kanë rrëzuar një helikopter Apaçi të regjmit Al Saud në brigjet perëndimore të Jemenit.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se ushtria dhe komitetet e forcave popullore të Jemenit kanë goditur një helikopter Apaçi të Arabisë Saudite. Sipas këtij burimi, kjo ngjarje ka ndodhur në brigjet perëndimore të Jemenit ku së fundi po zhvillohen luftime të ashpra. Sipas mediave saudite, ky helikopter Apaçi i Arabisë Saudite është rrëzuar në brigjet perëndimore të Jemenit. Kjo është në kohën kur edhe ditën e enjte forcat jemenase kanë rrëzuar një helikopter Apaçi të Arabisë Saudite.
Tags