Përleshje të ashpra në provincën Al Hadida të Jemenit
Përleshje të ashpra mes ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit me elementë të koalicionit agresorë të Arabisë Saudite u zhvilluan në frontin jugor të provincës Al Hadida (Jemenin Perëndimor).
Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, avionët e koalicionit agresorë sauditë të premten dhjetëra herë radhazi kanë bombarduar rajone të ndryshme në provincën Al Hadida. Liz Gerandi, koordinator për çështje humanitare për Jemenin në OKB, dje gjatë një deklarate duke paralajmëruar në lidhje me sulmet e forcave të lidhura me qeverinë e dorëhequr të Jemenit në qytetin port Al Hadida që është nën kontrollin e popullit dhe forcave Ansarullah, ka njoftuar: Vazhdimi i këtyre sulmeve ka shkaktuar dëme të mëdha. Al Hadida, që gjendet në bregdetin e Detit të Kuq në Jemenin perëndimor, konsiderohet qyteti i dytë më i madh në kuptim të dendësisë së popullsisë. Është pika kryesore e hyrjes së artikujve jetikë dhe ndihmave humanitare në Jemen.