Avionët ushtarakë të Arabisë Saudite bombardojnë Al Hadiden
Qershor 17, 2018 04:23 Europe/Tirane
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar disa herë disa zona të banuara në jug të provincës Al Hadida, në perëndim të Jemenit.
Ende nuk ka raport rreth numri të viktimave dhe për dëme materiale. Avionët e regjimit saudit po ashtu të premten në mbrëmje disa herë bombarduan provincën Al Hadida. Të paktën dy civilë u vranë dhe 28 u plagosën në këtë sulm. Koalicioni agresiv saudit ka nisur sulme masive në Jemenin perëndimor që nga e mërkura (13 qershor). Porti është rruga kryesore për të dërguar ndihma humanitare në Jemen. Kombet e Bashkuara kohët e fundit kanë thënë se janë të shqetësuara rreth zhvillimeve në qytetin port të Jemenit.
Tags