Forcat saudite kanë mbetur jashtë Hudejdas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78170-forcat_saudite_kanë_mbetur_jashtë_hudejdas
Luftëtarët Huthi të Jemenit kanë hedhur poshtë njoftimet se forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite kanë marrë nën kontroll aeroportin në qytetin port të Hudejdas, duke thënë se agresorët janë në tërheqje në të gjitha vijat e frontit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2018 16:32 Europe/Tirane
  • Forcat saudite kanë mbetur jashtë Hudejdas

Luftëtarët Huthi të Jemenit kanë hedhur poshtë njoftimet se forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite kanë marrë nën kontroll aeroportin në qytetin port të Hudejdas, duke thënë se agresorët janë në tërheqje në të gjitha vijat e frontit.

Militantët dhe mercenarët e huaj të armatosur nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen të pushtojnë qytetin e mbrojtur mirë dhe të largojnë luftëtarët Huthi nga porti i vetëm i tyre në Detin e Kuq, në betejën më të madhe të luftës në Jemen. "Një luftë e ashpër e pret aleancën saudite, të cilën ajo nuk mund ta përballojë. Koalicioni saudit nuk do të fitojë betejën në Hudejda", tha zëdhënësi i lëvizjes Huthi, Muhamed Abdulsalam për rrjetin informativ libanez al-Mejadin.