Vriten 23 mercenarë sauditë në brigjet perëndimore të Jemenit
Qershor 22, 2018 13:24 Europe/Tirane
Ushtria dhe komitetet popullore jemenase arritën të vrisnin 23 mercenarë sauditë gjatë operacioneve në brigjet perëndimore të Jemenit.
Po ashtu në këto operacione janë plagosur edhe 17 mercenarë të tjerë. Sot, Burimet e sigurisë së Jemenit kanë bërë të ditur se forcat popullore të Jemenit kanë marrë nën kontroll dy rajonet Al-Maxhajlis dhe Al-Mashajkhi në brigjet perëndimore të Jemenit. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit të enjten gjatë operacioneve kanë rimarr kontrollin në këto dy rajone dhe kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra forca mercenare të Arabisë Saudite.
Tags