Vazhdon martirizimi i qytetarëve jemenas në sulmet e koalicionit saudit
Njëkohësisht me përleshjet në Al Hadida në perëndim të Jemenit, avionët e koalicionit agresorë sauditë kanë kryer sulme ajrore në provincën Sade (veri të Jemenit).
Sipas kanalit televiziv Al Masire, në sulmet e koalicionit agresor sauditë ku u qëlluan dy shtëpi në një rajon në qytetin Zaher, në provincën Sade, 5 civilë u martirizuan ku në mesin e tyre ishin gra dhe fëmijë. Po ashtu objekt i sulmeve ka qenë edhe rajoni Al Atefin në qytetin Ketaf. Sot, Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të premten vuri në dukje skandalin e sulmeve propaganduese të armikut dhe deklaroi: "Rezultati i operacioneve të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të agresorëve në Hadida, me mijëra mercenarë sauditë po i çon drejt një fati të paditur.