Dënohet heshtja e OKB mbi krimet e sauditëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78584-dënohet_heshtja_e_okb_mbi_krimet_e_sauditëve_në_jemen
Zëdhënësi i qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen ka dënuar heshtjen e  OKB mbi krimet e Arabisë Saudite në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 24, 2018 06:01 Europe/Tirane
  • Dënohet heshtja e OKB mbi krimet e sauditëve në Jemen

Zëdhënësi i qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen ka dënuar heshtjen e  OKB mbi krimet e Arabisë Saudite në Jemen.

Abdul’selam Xhaber, pasi dënoi veprimet e emirateve dhe të Amerikë të cilët kanë krijuar burgje të fshehta në jug të Jemenit ka thënë se heshtja e OKB dhe e organizatave të saj ndaj krimeve që kryhen në Jemen është e papranueshme. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.