Ansarullah: Anglia dhe Franca faktor i heshtjes së Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78750-ansarullah_anglia_dhe_franca_faktor_i_heshtjes_së_evropës
Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, tha se Anglia dhe Franca janë faktor të heshtjes së Bashkimit Evropian dhe ndryshimit të disa pikave të deklaratës së këtij Unioni në dënimin e krimeve të sauditëve dhe koalicionit arab kundër Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2018 09:23 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Anglia dhe Franca faktor i heshtjes së Evropës

Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit, tha se Anglia dhe Franca janë faktor të heshtjes së Bashkimit Evropian dhe ndryshimit të disa pikave të deklaratës së këtij Unioni në dënimin e krimeve të sauditëve dhe koalicionit arab kundër Jemenit.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi ka reaguar ndaj qëndrimit të Evropës në lidhje me mosdënimin e bllokadës dhe vrasjes së popullit të Jemenit nga ana e koalicionit të Arabisë Saudite. Ai në një mesazh të publikuar në Twitter e vlerësuar pozitivisht deklaratën e BE, por e ka quajtur të pamjaftueshme për mbështetjen e popullit të Jemenit ndërsa ka theksuar kërkesën e mëparshme të lëvizjes Ansarullah të Jemenit për formimin e një komiteti hetimor për të përcaktuar krimet e koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Vlen të theksohet se koalicioni i Arabisë Saudite dje ka bombarduar disa lagje të qytetit Imran në veri të Jemenit dhe ka vrarë dhe plagosur 24 civilë jemenas ku tetë prej personave të vrarë ishin anëtarë të një familje dhe shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë.