Princi emiratas zbulon tensionet mes sheikëve të vendit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79411-princi_emiratas_zbulon_tensionet_mes_sheikëve_të_vendit
Një prej princave të EBA ka zbuluar se sheikët e vendit kanë mosmarrëveshje dhe janë në tension mes tyre lidhur me përfshirjen e EBA në luftën kundër Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 15, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Princi emiratas zbulon tensionet mes sheikëve të vendit

Një prej princave të EBA ka zbuluar se sheikët e vendit kanë mosmarrëveshje dhe janë në tension mes tyre lidhur me përfshirjen e EBA në luftën kundër Jemenit.

Rashid Bin Hamd Shargi, një prej princave të EBA i cili është larguar nga vendi dhe ka shkuar në Katar për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me krerët e Abu Dhabit dhe për shkak të sigurisë së jetës së tij, në një intervistë për Nju Jork Times ka folur mbi mosmarrëveshjet që kanë emirët e EBA. Autoritet e Abu Dhabit pa u konsultuar me 6 emirët e tjerë të EBA kanë dërguar forca ushtarake në Jemen dhe sot kur kanë kaluar 3 vjet nga lufta në këtë vend, rezultati ka qenë vetëm vrasja e ushtarakëve emiratas. Sipas tij mediat e EBA nuk bëjnë publike numrin real të ushtarëve të vrarë në Jemen dhe gjithmonë thonë se numri i të vrarë është nën 100 trupa. Ky princ 31 vjeçar në vazhdim ka përmendur mosmarrëveshjet e tij me shërbimin sekret të EBA dhe ka akuzuar autoritetet e Abu Dhabit për pastrim parash dhe për dhënien e ryshfeteve dhe ka shtuar: Autoritetet e sigurisë së Emirateve kanë ushtruar presione ndaj tij që me dhjetëra miliona dollarë tua japë personave në vende të tjera edhe pse ata nuk i njihte. Ky veprim i autoriteteve të sigurisë së EBA është shkelje e ligjeve të vendit dhe e ligjeve ndërkombëtare për pastrimin e parave.