Ra'jul-Jeum: EBA po mendojnë për tërheqjen nga lufta e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i79742-ra'jul_jeum_eba_po_mendojnë_për_tërheqjen_nga_lufta_e_jemenit
Gazeta ndërkombëtare "Ra'jul-Jeum" në një raport të saj ka shkruar se për shkak të dështimeve dhe të njëpasnjëshme në realizimin e qëllimeve të koalicionit arab kundër Jemenit, paraqitjes së mosmarrëveshjeve mes Riadit dhe Abu Dhabit, si dhe për kërcënimit të Iranit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, Emiratet e Bashkuara Arabe po mendojnë të tërhiqen nga lufta e Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2018 08:11 Europe/Tirane
  • Ra'jul-Jeum: EBA po mendojnë për tërheqjen nga lufta e Jemenit

Gazeta ndërkombëtare "Ra'jul-Jeum" në një raport të saj ka shkruar se për shkak të dështimeve dhe të njëpasnjëshme në realizimin e qëllimeve të koalicionit arab kundër Jemenit, paraqitjes së mosmarrëveshjeve mes Riadit dhe Abu Dhabit, si dhe për kërcënimit të Iranit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, Emiratet e Bashkuara Arabe po mendojnë të tërhiqen nga lufta e Jemenit.

Abdulbari Atuan, kryeredaktor i gazetës "Ra'jul-Jeum" dhe analisti i njohur i çështjeve të rajonit të Lindjes së Mesme, në këtë artikull ka shkruar se sulmi i ditës së mërkurë të forcave të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ndaj një anije transportuese të naftës së Arabisë Saudite në Detin e Kuq që sipas autoriteteve saudite kjo anije e naftës ka pësuar dëme të vogla, mund të jetë i lidhur edhe me kërcënimet e Iranit për të mbyllur ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik nga e cila për çdo ditë transportohen 18 milionë fuçi naftë, kërcënime këto që janë bërë në reagim ndaj vendosjes së sanksioneve të Amerikës dhe pengesave ndaj eksportit të naftës së Iranit.

Atuan ka shkruar: "Në këtë mes ekzistojnë edhe parashikime të cilat thonë se Emiratet e Bashkuara Arabe synojnë t'i tërheqin forcat e veta nga territori i Jemenit. Katër vite pas fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite dhe EBA kundër Jemenit, aktualisht është bërë më se e qartë se rrugëzgjidhja ushtarake kurrë nuk do të ketë rezultat, pavarësisht se sauditët vetëm gjatë vitit të kaluar kanë shpenzuar 64 miliardë dollarë për blerjen e armatimeve dhe tani kanë kaluar edhe Rusinë në ndarjen e sasisë më të madhe të buxhetit për çështjet ushtarake, ndërsa edhe Abu Dhabi ndodhet në pozitën e dhjetë në botë në fushën e shpenzimeve të larta për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake".

Atuan duke cituar burime zyrtare, pohon se sipas informacioneve që kanë rrjedhur nga EBA, tregojnë se ky vend synon t'i tërheq forcat e veta nga territori i Jemenit. Emiratet e Bashkuara Arabe përkundër Arabisë Saudite, kanë dërguar forca tokësore në Jemen, mirëpo sauditët mjaftohet vetëm me sulmet ajrore kundër Jemenit. Një funksionar i lartë i EBA, më para ka thënë se një prej sfidave të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite është mungesa e një ushtrie të fortë në këtë vend për të hyrë në betejat e luftës, pavarësisht se Riadi po shpenzon me miliarda dollarë në fushën ushtarake dhe pikërisht kjo çështje është bërë shkak për krijimin e mosmarrëveshjeve serioze mes të dy partnerëve të koalicionit arab, do të thotë Arabisë Saudite dhe EBA dhe fronti i tyre në rajonin strategjik Al-Hudejdah është dobësuar në masë të konsiderueshme dhe është bërë shkak për krijimin e mosmarrëveshjeve mes tyre.

Ky analist i njohur arab ka shtuar se ekspertët e çështjeve të rajonit i konsiderojnë shumë "domethënëse" deklaratat e ambasadorit të EBA në Amerikë Jusef Al-Utejba i cili në mënyrë të qartë ka bërë të ditur vendimin e vendit të tij për t'u larguar nga Jemeni dhe për të biseduar me Martin Grifits, të dërguarin special të OKB për çështjet e Jemenit. Gjithashtu Abdulkhalik Abdullah, një prej këshilltarëve të lartë të Muhamed bin Zajed, princit të kurorës së Abu Dhabit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar se pas katër vite luftë, është bërë e qartë se me sulme ushtarake nuk mund të arrihet ndonjë rezultat në krizën e Jemenit dhe lufta edhe për katër vitet e ardhshme do të vazhdojë me shpenzime të larta në njerëz dhe financiare. Prandaj, nëse është i mundshëm kthimi në negociata, atëherë duhet mirëpritur rrugëzgjidhja diplomatike.

Abdulbari Atuan në vazhdim shkruan se me shtimin e tensioneve në rajon dhe me kërcënimet e Iranit për të ndezjen e zjarrit të "nënës së luftërave" dhe për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, si dhe me shfaqjen e mosmarrëveshjeve në koalicionin arab kundër Jemenit dhe pasojave të rrezikshme të luftës në Jemen, atëherë mund të konkludojmë se misioni i Martin Grifits nuk është vetëm t'i japë fund luftës në Hudejdah, por t'i përgatisë rrethanat për largimin e forcave të EBA dhe aleatëve të tyre sa më shpejtë nga Jemeni dhe për t'i dhënë fund sulmeve të koalicionit arab.

Atuan shkruan gjithashtu se Emiratet e Bashkuara Arabe tërheqin forcat e tyre nga territori i Jemenit në mënyrë që qytetet e këtij vendi si Dubai dhe Abu Dhabi të mos bëhen objektiv e sulmeve raketore të forcave të lëvizjes Ansarullah të Jemenit. Kjo është për arsye se për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit, forcat e lëvizjes Ansarullah deri më tani mbi 120 raketa kanë lëshuar në drejtim të Riadit, Xhizanit, Naxhranit dhe Khamis në territorin e Arabisë Saudite.