Emiratet pohojnë agresionin dhe vrasjen masive të popullit jemenas
Ministri këshilltar për çështjet e jashtme të Emirateve, sulmin kundër Jemenit së bashku me Arabinë Saudite e ka justifikuar me krimet e Amerikës në Irak dhe në Afganistan.
Enver Gargash, ditën e mërkurë është justifikuar duke thënë se lufta dhe agresioni i koalicionit saudit kundër Jemenit sjell dhimbje dhe vuajtje ashtu siç ka krijuar lufta e Amerikës në Afganistan dhe në Irak. Ai ka pohuar se vrasjet e kryera nga koalicioni saudit në Jemen janë të njëjta me krimet e Amerikës dhe NATO-s në Afganistan dhe në Irak. Ministri këshilltar për çështjet e jashtme në EBA ka pretenduar se vendet anëtare të koalicionit saudit kanë krijuar lumenj gjaku në Jemen për të mbrojtur veten e tyre. Më parë sekretari amerikan i mbrojtjes ka pohuar rolin e Amerikës në sulmet ajrore të koalicionit saudit kundër Jemenit dhe vrasjen e civilëve të shumtë në këtë vend dhe ka thënë: Prioritet i Amerikës është ulja e numrit të viktimave në radhët e civilëve në Jemen.