Protesta të gjera të popullit të Jemenit kundër koalicionit saudit
Me mijëra qytetarë jemenas për të tretën ditë me radhë duke organizuar protesta të gjera, kanë deklaruar se përgjegjës për situatën aktuale në Jemen është koalicioni agresor i Arabisë Saudite dhe qeveria servile e tyre me në krye ish-presidentin Mansur Hadi.
Kanali televiziv Al-Menar raportoi se me mijëra qytetarë jemenas ditën e premte kanë protestuar për të tretën ditë me radhë në rrugët e qytetit Taiz në jugperëndim të Jemenit, kanë protestuar kundër gjendjes së keqe ekonomike të këtij vendi dhe kanë hedhur slogane kundër koalicionit agresor saudit. Protestuesit gjatë këtyre protestave kanë deklaruar se koalicioni saudit dhe qeveria servile e tij kanë shkatërruar të gjithë infrastrukturën e këtij vendi dhe janë përgjegjës për situatën katastrofale ekonomike në Jemen.
Protestuesit jemenas mbanin në dorë pankarta me slogane kundër Arabisë Saudite duke protestuar kundër agresionit ushtarak dhe bllokadës ekonomike të vendosur ndaj Jemenit.