Populli bahrejnas proteston në mbështetje të bojkotimit të zgjedhjeve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i81947-populli_bahrejnas_proteston_në_mbështetje_të_bojkotimit_të_zgjedhjeve
Një numër i madh i qytetarëve bahrejnas protestuan në favor të vendimit të dijetarëve të Bahrejnit për të bojkotuar zgjedhjet dramatike të regjimit Al Khalifa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2018 16:40 Europe/Tirane
  • Populli bahrejnas proteston në mbështetje të bojkotimit të zgjedhjeve

Një numër i madh i qytetarëve bahrejnas protestuan në favor të vendimit të dijetarëve të Bahrejnit për të bojkotuar zgjedhjet dramatike të regjimit Al Khalifa.

Sipas disa burimeve mediatike shiite, thuhet se protestuesit bahrejnas në duar mbanin fotografi të Shejkh Isa Kasem, klerikut të shquar shiit të Bahrejnit si dhe të dëshmorëve bahrejnas, duke protestuar ndaj moslejimit të faljes së namazit të xhumasë si dhe kanë thirrur slogane në mbështetje të bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare të regjimit Al Khalifa. Klerikët e Bahrejnit i kanë quajtur zgjedhjet e planifikuara parlamentare "mashtrim", duke thënë se një votim i tillë në një mbretëri, e cila ka zhveshur shumicën e njerëzve të saj nga të drejtat e tyre themelore, nuk do të mashtrojë opinionin publik botëror. Në një deklaratë të publikuar mediat bahrejnase, klerikët bahrejnas theksuan mbi politikat shtypëse të regjimit të Manamas kundër popullit bahrejnas, duke përfshirë myslimanët me shumicë shiite si dhe sunitët. Ata thanë se regjimi Al Khalifa "nuk mund të mashtrojë askënd në botë" duke mbajtur zgjedhje "të rreme" dhe "të papranueshme". Sistemi qeverisës në Bahrejn, thuhet në deklaratë, bazohet në mohimin e të drejtave të njeriut, duke minuar rolin e ligjvënësve bahrejnas.  Klerikët bahrejnas gjithashtu kërkuan bojkotimin e zgjedhjeve të parashikuara për 24 nëntor të këtij viti.