Ministri i jashtëm i Omanit takohet me Mahmud Abas
Jusef bin Alavi, ministri i jashtëm i Omanit u takua me Mahmud Abas kryetari i AAP. Takimi u mbajt në qytetin Ramallah qendër e rajonit BPLJ.
Jusef Bin Alavi ditën e mërkurë në takim me Mahmud Abas i ka dorëzuar atij një letër të mbretit Sulltan Kabus. Letra lidhet me vizitën e papritur të Beniamin Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist në Oman. Deri tani nuk janë dhënë detajet e takimit të ministrit të jashtëm të Omanit me kryetarin e AAP. Netanjahu më 26 tetor në krye të një delegacioni dhe i shoqëruar nga kreu i Mosadit, zhvilloi një vizitë të papritur në Oman. Omani dhe Izraeli pas marrëveshjes së Oslos në vitin 1993 kanë vendosur marrëdhënie ekonomike dhe diplomatike. Regjimi sionist ka marrëdhënie të plota diplomatike vetëm me Egjiptin dhe Jordaninë mirëpo po bën përpjekje të vendosë lidhje zyrtare me Arabinë Saudite dhe aleatët e saj.