Populli bahrjenas vazhdon të kundërshtojë mbajtjen e zgjedhjeve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83145-populli_bahrjenas_vazhdon_të_kundërshtojë_mbajtjen_e_zgjedhjeve
Populli bahrejnas në pjesë të ndryshme të vendit edhe njëherë ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve formale nga regjimi Al Khalifa dhe kanë bërë thirrje për vazhdimin e lëvizjes revolucionare deri në rrëzimin e regjimit Al Khalifa.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 20, 2018 19:55 Europe/Tirane
  • Populli bahrjenas vazhdon të kundërshtojë mbajtjen e zgjedhjeve

Populli bahrejnas në pjesë të ndryshme të vendit edhe njëherë ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve formale nga regjimi Al Khalifa dhe kanë bërë thirrje për vazhdimin e lëvizjes revolucionare deri në rrëzimin e regjimit Al Khalifa.

Qytetarët e rajoneve Al Mosli Nojderat, Valaker dhe të rajoneve tjera të Bahrejnit, mbrëmë kanë mbajtur protesta, duke theksuar mbi gatishmërinë e tyre për vazhdimin e lëvizjes revolucionare me qëllim përmbysjen e regjimit Al Khalifa dhe miratimin e një kushtetute të re të vendit. Pavarësisht kërcënimeve të regjimit Al Khalifa për ndëshkimin e individëve të cilët bojkotojnë zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në këtë vend, së fundi Husejn Husejn Al-Dejhi, zv/sekretari i organizatës “Vefak” të Bahrejnit, ka shpallur bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të këtij vendi dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i bojkotojnë këto zgjedhje të cilat priten të organizohen më 24 nëntor.