Hamas vlerëson lartë qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit ndaj Palestinës
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka vlerësuar lartë qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në mbështetje ndaj Frontit të Rezistencës.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se Hamas të martën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka theksuar se mbështetja e Republikës Islamike të Iranit ndaj Boshtit të Rezistencës është një vendim prijës dhe që buron nga ndjenja e përgjegjësisë së këtij vendi ndaj çështjes së Palestinës.
Hamas gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha vendet arabe dhe islame që të vazhdojnë mbështetjen e tyre ndaj popullit të Palestinës dhe ndaj rezistencës përballë sfidave ekzistuese dhe në krye të tyre përball planit sionist-amerikan i cili është projektuar me qëllim të zhdukjes së të drejtave të popullit të Palestinës dhe shkatërrimit të idealit të tij.