Hamas vlerëson lartë qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit ndaj Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83409-hamas_vlerëson_lartë_qëndrimin_e_republikës_islamike_të_iranit_ndaj_palestinës
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka vlerësuar lartë qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në mbështetje ndaj Frontit të Rezistencës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 28, 2018 10:18 Europe/Tirane
  • Hamas vlerëson lartë qëndrimin e Republikës Islamike të Iranit ndaj Palestinës

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka vlerësuar lartë qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në mbështetje ndaj Frontit të Rezistencës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Hamas të martën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka theksuar se mbështetja e Republikës Islamike të Iranit ndaj Boshtit të Rezistencës është një vendim prijës dhe që buron nga ndjenja e përgjegjësisë së këtij vendi ndaj çështjes së Palestinës.

Hamas gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha vendet arabe dhe islame që të vazhdojnë mbështetjen e tyre ndaj popullit të Palestinës dhe ndaj rezistencës përballë sfidave ekzistuese dhe në krye të tyre përball planit sionist-amerikan i cili është projektuar me qëllim të zhdukjes së të drejtave të popullit të Palestinës dhe shkatërrimit të idealit të tij.