Qytetarët jordanezë protestojnë kundër politikave ekonomike të qeverisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83493-qytetarët_jordanezë_protestojnë_kundër_politikave_ekonomike_të_qeverisë
Qytetarët jordanezë janë mbledhur në një tubim protestues në Aman, kryeqytetin e Jordanisë dhe kanë protestuar kundër gjendjes së keqe ekonomike në këtë vend.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2018 10:37 Europe/Tirane
  • Qytetarët jordanezë protestojnë kundër politikave ekonomike të qeverisë

Qytetarët jordanezë janë mbledhur në një tubim protestues në Aman, kryeqytetin e Jordanisë dhe kanë protestuar kundër gjendjes së keqe ekonomike në këtë vend.  

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se protestuesit jordanezë gjatë kësaj proteste kanë kërkuar anulimin e ligjit të ri për tatim, lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë dhe anulimin e amendamenteve të propozuar për ligjin e krimeve elektronike.  

Kjo protestë qytetare në Jordani është organizuar pas thirrjes së gjerë të aktivistëve të rrjeteve sociale për protestë pa prirje politike, partiake apo të sindikatave të veçanta.

Protestuesit jordanezë gjatë kësaj proteste kanë tentuar të hyjnë edhe në ndërtesën e kryeministrisë së këtij vendi në zonën Al-Davar Rrabi'a, por që janë penguar nga forcat e sigurisë dhe si pasojë ka shpërthyer përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.