Invalidët në Jemen protestojnë përballë përfaqësisë së OKB në Sana
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i83555-invalidët_në_jemen_protestojnë_përballë_përfaqësisë_së_okb_në_sana
Me mijëra invalidë në Jemen janë mbledhur për të protestuar përballë përfaqësisë së OKB në Sana, kryeqytetin e Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2018 06:18 Europe/Tirane
  • Invalidët në Jemen protestojnë përballë përfaqësisë së OKB në Sana

Me mijëra invalidë në Jemen janë mbledhur për të protestuar përballë përfaqësisë së OKB në Sana, kryeqytetin e Jemenit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mejadin sipas të cilës invalidët me anë të kësaj proteste kanë kërkuar t’i jepet fund luftës dhe agresionit të koalicionit saudit kundër civilëve në Jemen, agresion që i ka kthyer me mijëra njerëz në invalidë për shkak të sulmeve dhe rrethimit total nga toka, ajri dhe deti i Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.