Jelek verdhët arrijnë në Izrael
Protestat e Jelek verdhëve janë përhapur kudo dhe tashmë kanë arritur në Izrael.
Të inspiruar nga protesta e jelek verdhëve në Francë, izraelitët janë ngritur në protesta kundër gjendjes së rënduar ekonomike. Dje izraelitët kanë organizuar protestën e tyre të dytë të njohur si protesta e jelek verdhëve. Gjendja ekonomike ne territoret e pushtuara është e atillë që është bërë shkak për rritjen e shpenzimeve dhe shtimin e presioneve ekonomike ndaj njerëzve. Kohët e fundit organizata bamirëse izraelite Latet në një raport të saj shkruan se mbi 3.2 milion të varfër jetojnë në Izrael prej të cilëve 1 milion janë fëmijë. Protestat në territoret e pushtuara nuk i përkasin vetëm muajve të fundit. Në viti 2011 janë organizuar protesta të gjera kundër situatës ekonomike në Tel Aviv. Shumë prej protestuesve shprehen se në 7 vitet e fundit gjendja ekonomike jo vetëm që nuk është përmirësuar por është përkeqësuar edhe më shumë. Për shkak të protestave që janë organizuar kundër kushteve të rënda ekonomike në Izrael, kanë humbur jetën edhe disa persona. Sipas raporteve të ndryshme rreth 2 milion banorë në Izrael d.m.th. ¼ e popullsisë së regjimit sionist jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe kjo situatë është përkeqësuar edhe më shumë gjatë kryesisë së kabinetit të regjimit sionist nga Beniamin Netanjahu. Më shumë se 1/3 e fëmijëve në territoret e pushtuara, vuajnë nga pasiguria ushqimore. 2/3 e të moshuarave nuk kanë mundësi të ruajnë shëndetin e tyre dhe 92% prej tyre nuk marrin pagë të mjaftueshme. Politikat luftënxitëse të kabinetit Netanjahu është arsyeja kryesore e problemeve ekonomike pasi një pjesë e madhe e buxhetit shpenzohet për çështjet e sigurisë dhe për shpenzimet e luftës. Duke qenë se shpenzimet e luftës janë në rritje, qeveria e kryeministrit sionist Netanjahu ka krijuar 40 qendra për trajnime ushtarake. Mirëpo protestuesit dhe kundërshtarët e kryeministrit të regjimit sionist thonë se buxheti duhet të përdoret për çështje sociale, arsimore dhe për mirëqenien e njerëzve. Antuan Shalhet drejtor i qendrës palestinez për studimet izraelite ka thënë se me shtimin e protestave kryeministri i regjimit sionist ka ndërmarrë disa masa për të ulur shtrenjtimin e produkteve mirëpo këto veprime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kënaqur masën e popullit. Sipas parashikimeve, vitin e ardhshëm shpenzimet ekonomike në Izrael do të shtohet dhe kjo do të rëndojë akoma më shumë mirëqenien dhe ekonominë e njerëzve.