Plagoset një i ri palestinez nga ushtarët izraelitë
Ushtarët sionistë kanë plagosur një të ri palestinez në Bregun Perëndimor.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, burime palestineze kanë njoftuar se ushtarët e regjimit sionistë kanë shtënë në drejtim të këtij të riu palestinez gjatë kohës që ishte duke vozitur makinën dhe pas plagosjes së tij, ai është arrestuar nën akuzat për përpjekje për të kryer operacione anti-izraelite në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor. Ushtarët okupatorë të Kodsit të martën kanë sulmuar qytetet Nablus, Al Bire, Tulkarem, Rramallah, Kelkilia, Kods dhe Xhenin në Bregun Perëndimor. Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët arrestojnë palestinezët çdo ditë në pjesë të ndryshme të territoreve palestineze.