Sulmi i sionistëve ndaj protestuesve në Rripin e Gazës
Dhjetor 28, 2018 15:46 Europe/Tirane
Ministria palestineze e shëndetësisë ka njoftuar për plagosjen e pesë palestinezëve nga sulmi i sionistëve në të premten e 40 të protestave të mëdha "e drejta për kthim" në vijën kufitare të Rripit të Gazës.
Protestat e të premtes së 40 me sloganin " Nuk heq dorë nga e drejta për të pasur një jetë normale", u mbajtën sot, përderisa forcat e sigurisë të regjimit sionist përdorën plumba dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve palestinezë. Duhet theksuar se që nga koha e nisjes së protestës së madhe për të drejtën e kthimit në ditën e tokës më 30 mars në Gaza, 253 palestinezë janë martirizuar dhe mbi 26 mijë të tjerë janë plagosur ndërkohë që shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Tags