Palestinezët kryejnë operacion kundër forcave të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i84457-palestinezët_kryejnë_operacion_kundër_forcave_të_regjimit_sionist
Forcat e rezistencës së Palestinës në një operacion të kryer me anë të një bombe artizanale, kanë sulmuar një makinë patrulluese të ushtrisë së regjimit sionist në afërsi të qytezës Ja’bad në jug të qytetit Xhenin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 03, 2019 15:45 Europe/Tirane
  • Palestinezët kryejnë operacion kundër forcave të regjimit sionist

Forcat e rezistencës së Palestinës në një operacion të kryer me anë të një bombe artizanale, kanë sulmuar një makinë patrulluese të ushtrisë së regjimit sionist në afërsi të qytezës Ja’bad në jug të qytetit Xhenin.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se si pasojë e këtij operacioni që u krye të mërkurën në mbrëmë nga ana e forcave të rezistencës palestineze ku u shkatërrua një automjet i patrullës ushtarake të regjimit sionist, forcat sioniste janë dislokuar në qytezën Ja’bad dhe janë përleshur me palestinezët.

Forcat okupatore izraelite gjithashtu në këtë rajon kanë vendosur edhe postblloqe në rrugë.

Ndërkohë kanali televiziv Al Alam duke cituar burimet palestineze, raportoi se si pasojë e hyrjes me dhunë të qindra kolonëve sionist në mauzoleun e Profetit Jusef në lindje të Nablosit, forcat ushtarake sioniste kanë plagosur një gazetar palestinez dhe një pjesëtar të një ekipi emergjent.

Gjithashtu forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestën e studentëve palestinezë në jug të Bejt Lahm dhe kanë plagosur me dhjetëra prej tyre.