Forcat izraelite plagosin 17 palestinezë në Gaza
Forcat izraelite kanë hapur zjarr kundër protestuesve anti-okupues që u mblodhën në Rripin e Gazës, duke lënë 17 vetë të plagosur.
Mediat palestineze duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të Gazës, kanë thënë se 17 palestinezë u qëlluan dhe u plagosën në lindje të Gazas të premten. Sulmi izraelit ndaj protestuesve palestinezë erdhi një ditë pasi një hetimi të mandatuar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ku u zbulua se forcat e regjimit sionist kanë kryer "krime lufte" ose "krime kundër njerëzimit" në sulmet kundër palestinezëve në Gaza. Lëvizja palestineze e rezistencës Hamas ka thënë se Izraeli duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për krimet që ka kryer në enklavën e rrethuar.