Protestat e grave jemenase në dënimin e krimeve të koalicionit saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86469-protestat_e_grave_jemenase_në_dënimin_e_krimeve_të_koalicionit_saudit
Me mijëra gra jemenase kanë organizuar një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë dënuar krimet e fundit të koalicionit të Arabisë Saudite në provincën Haxhe ku shkaktuar vrasjen e shumë civilëve jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Protestat e grave jemenase në dënimin e krimeve të koalicionit saudit

Me mijëra gra jemenase kanë organizuar një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë dënuar krimet e fundit të koalicionit të Arabisë Saudite në provincën Haxhe ku shkaktuar vrasjen e shumë civilëve jemenas.

Kanali televiziv Al Masira i Jemenit njoftoi se grat jemenase ditën e mërkurë në këto protesta kanë hedhur slogane kundër sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe kanë dënuar agresionin e këtij koalicioni kundër popullit të Jemenit.

Në deklaratën përfundimtare të këtyre protestave të grave jemenase thuhet se populli i Jemenit pa frikë nga vrasja, bllokada, uria dhe dhuna e agresorëve, po vazhdon rezistencën e vet.

Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarak të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në qytetin Kashr në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit, janë vrarë të paktën 30 civilë jemenas.