Protestat e grave jemenase në dënimin e krimeve të koalicionit saudit
Me mijëra gra jemenase kanë organizuar një protestë të gjerë në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe kanë dënuar krimet e fundit të koalicionit të Arabisë Saudite në provincën Haxhe ku shkaktuar vrasjen e shumë civilëve jemenas.
Kanali televiziv Al Masira i Jemenit njoftoi se grat jemenase ditën e mërkurë në këto protesta kanë hedhur slogane kundër sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe kanë dënuar agresionin e këtij koalicioni kundër popullit të Jemenit.
Në deklaratën përfundimtare të këtyre protestave të grave jemenase thuhet se populli i Jemenit pa frikë nga vrasja, bllokada, uria dhe dhuna e agresorëve, po vazhdon rezistencën e vet.
Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarak të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në qytetin Kashr në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit, janë vrarë të paktën 30 civilë jemenas.