Haaretz: Izraeli për çdo vit burgos me qindra fëmijë palestinezë
Gazeta izraelite "Haaretz" në një raport të saj ka shkruar se Izraeli për çdo vit burgos dhe torturon me qindra fëmijë palestinezë që të marrë pohime nga ata.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta izraelite "Haaretz" në raportin e saj ka deklaruar se numri i fëmijë palestinezë të burgosur në burgjet e regjimit sionist është nga 800 deri në 1000 persona në vit dhe disa prej fëmijëve palestinezë të burgosur në burgjet e regjimit sionist janë nën moshën 13 vjeçare.
Gazeta izraelite "Haaretz" në vazhdim ka shkruar: "Vendbanimi i fëmijëve palestinezë sa më afër kolonive sioniste që të jetë, mundësia për arrestimin dhe burgosjen e tyre është më e madhe".
Ndërkohë organizata UNICEF më parë ka deklaruar: "Keqtrajtimi i fëmijëve palestinezë në burgjet e regjimit sionist duket të jetë shumë i gjerë, i organizuar dhe i institucionalizuar".