Izraeli frikësohet nga protestat e "Marshit të Madh të Kthimit"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i86839-izraeli_frikësohet_nga_protestat_e_marshit_të_madh_të_kthimit
 Në prag të përvjetorit të parë të protestave të "Marshit të Madh të Kthimit", ushtarët dhe tanket izraelitë  janë vendosur në afërsi të gardhit që ndan territoret e pushtuara nga Rripi i rrethuar i Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2019 15:54 Europe/Tirane
  • Izraeli frikësohet nga protestat e

 Në prag të përvjetorit të parë të protestave të "Marshit të Madh të Kthimit", ushtarët dhe tanket izraelitë  janë vendosur në afërsi të gardhit që ndan territoret e pushtuara nga Rripi i rrethuar i Gazës.

Përforcimet u vendosën të premten në mëngjes, pasi banorët e Gazës planifikuan të zhvillojnë një protestë masive të shtunën për të përkujtuar përvjetorin e parë të demonstratave të kthimit, gjatë të cilave ushtarët izraelitë kanë vrarë mbi 260 palestinezë. Ndërkohë, lëvizja palestineze e rezistencës islamike Hamas mbështeti një propozim egjiptian për të nxitur qetësinë përgjatë kufirit përpara protestave të planifikuara, thanë të premten zyrtarë të Hamasit. Zyrtarët thanë se një delegacion i zyrtarëve egjiptianë kishte zhvilluar bisedime me Hamasin dhe fraksione të tjera në Gaza, në takimet që vazhduan deri në orët e hershme të premten. Një zyrtar i Hamasit i cili mori pjesë në takimet tha se lëvizja e rezistencës kishte mbështetur një propozim egjiptian që parashikon që demonstruesit të qëndrojnë disa qindra metra nga gardhi që ndan Rripin e Gazës me territoret e pushtuara. Në këmbim, tha ai, "egjiptianët na njoftuan se izraelitët premtuan të lehtësojnë masat e tyre kufizuese". Izraeli thuhet se u zotua që të mos hapë zjarr mbi protestuesit, nëse ata nuk i afrohen gardhit rrethues dhe do të lejonte Katarin që të rriste sasinë e ndihmës së tij për Gazën, ndër masat e tjera. Një zyrtar i dytë i Hamasit e konfirmoi këtë raport. Protestuesit e marshit të Kthimit të Madh pretendojnë të drejtën e kthimit për ata që janë dëbuar nga toka e tyre stërgjyshore si pasojë e agresionit izraelit. Këtë të premte, më 29 mars, 10 palestinezë u plagosën nga zjarri i drejtpërdrejtë i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, në prag të Ditës së Tokës. Disa të tjerë janë asfiksuar pas thithjes së gazit toksik. Që nga 30 mars 2018, palestinezët mblidhen çdo të premte në Rripin e Gazës për të marrë pjesë në marshin e Kthimit të Madh. Deri tani, 266 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 30,000 janë plagosur nga plumbat e forcave pushtuese izraelite. Një mision faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara (OKB) zbuloi se forcat izraelite kryen krime kundër protestuesve palestinezë në Gaza, që mund të përbëjnë krime lufte.